Mposhtë Chelsean, Liverpool fiton Kupën FA

20:43 | 14 Maj 2022

Reds kanë fituar Kupën FA.

Liverpool ka arritur të fitojë me penallti ndaj Chelsea.

Përfundon ‘drama’ në ‘Wembley’, me fitues Liverpoolin, të cilët ia dhurojnë trofeun e parë të Kupës FA Jurgen Klopp.

U deshën të presim deri në penallti, për të kuptuar fituesin e Kupës FA. Chelsea dhe Liverpooli kishin rastet e tyre përgjatë gjithë takimit, por topi nuk dëshironte të kalonte rrjetën.

Si në kohën e rregullt, ashtu edhe në vazhdime të dy ekipet po kërkonin golin e avantazhit, por nuk e arritën.

Ndeshja shkoi në penallti. Ku më të saktë u treguan ekipi i Liverpoolit. Për Chelsea ishte Cesar Azpilicueta dhe Mason Mount që e humbën penalltitë, pasi spanjolli e qëlloi shtyllën, ndërsa anglezit ia priti Alison Becker.

Në anën tjetër ‘Reds’ u treguan të saktë në ekzekutimin e të gjitha penalltive.

Komento: