Mposhtet edhe Akil Gjakova, s’ka medalje për të

13:13 | 17 June 2023

S’ka medalje as për Akil Gjakovën.

Edhe Akil Gjakova e ka mbyllur garimin e tij në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Kazakistan.

Gjakova u mund në repesazh nga Zhansay Smagulov i Kazakistanit.

Gjithsej sot, Akili arriti dy fitore dhe dy humbje.

E vetmja që ka mbetur në garë është Laura Fazliu, e cila do të luftojë për medaljen e bronztë.

Komento: