Gjilani mposhtet në “Fadil Vokrri”, eliminohet qysh në rrethin e parë.
Gjilani është eliminuar qysh në raudin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Gjilanasit u mposhtën në “Fadil Vokrri” me rezultat 0:2 nga ekipi prej Luksemburgut, Progres Niedercorn, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Luksemburg përfundoi me rezultat të barabartë, 2:2.
Ndeshja mori kthesë tjetër për Gjilanin qysh në minutën e 14-të, kur Egzon Sinani pas një ndërhyrjeje u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Megjithatë, gjilanasit arritën të mbahen mirë dhe pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar.
Në minutën e 65-të, Mazure realizoi për të zhbllokuar rezultatin.
Krejt në minutat shtesë, Jarmouni shënoi për 0:2, sa për ta vulosur kualifikimin tutje.
Kësisoj, Gjilani eliminohet qysh në raundin e parë kualifikues të Ligës së Evropës dhe nuk arrin sërish të shkojë më larg.
Kurse, Progres Niedercorn në raundin e dytë do të ndeshet me ekipin e njohur danez, Midtjulland.