Mposhti kancerin por jo edhe koronavirusin, vdes ish-kandidati për president të Amerikës

19:22 | 30 Korrik 2020

Ka ndërruar jetë ish-kandidati për president të Amerikës.

Ish-kandidati presidencial republikan Herman Cain ka ndërruar jetë pasi u shtrua në spital si i prekur nga Covid 19. Cain ishte 74 vjec. Lajmin e përcolli faqja konservatore e internetit, Neësmax, ku Kain ishte një kontribues.

Ajo thotë se politikani vdiq në një spital të Atlantës, pasi kishte qenë i sëmurë rëndë për disa javë. Cain qe shtruar atje që në datën 1 korrik. Ai bëhet kështu figura më e lartë publike në SHBA që kthehet në viktimë të koronavirusit.

Ai kishte marrë pjesë në fushatën elektorale në Tusla për presidentin republikan Donakd Trump dhe ishte shfaqur pa maskë. Cain ndoqi mitingun shkatërrimtar të 20 qershorit në Tulsa, ku tetë anëtarë të ekipit paraprak testuan pozitivë për koronavirusin dhe stafi i fushatës duhej të izolohej më pas në rast infeksioni.

74-vjecari kishte arritur t`i mbijetonte një kanceri të zorrës së trashë në fazën e katërt. Ai kishte qenë drejtues bordi i degës së Federal Reserve në Kansas City përpara se t`i hynte politikës me Partinë Republikane, dhe të kthehej në një kandidat presidencial.

Por edhe pas tërheqjes së tij nga gara për nominimin republikan, mbeti një mbështetës i Trumpit, e madje kishte marrë pjesë dhe në tubimin e tij zgjedhor në Oklahoma në qershor, pak përpara se të diagnostikohej me koronavirus.

Komento: