Mrekulli: 52-vjeçarja nga Prishtina bëhet nënë për herë të parë

19:36 | 16 September 2022

Një infermiere 52-vjeçare nga Prishtina është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Orgeta Manastirliu.

Ajo ka njoftuar se gruaja ka lindur në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.

Postimi i plotë:

Lajm i bukur

52 vjeçarja, infermiere në Prishtinë bëhet nënë për herë të parë në Maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë

Alea e vogël e ka fituar betejën për jetën, duke i sjellë një gëzim të papërshkruar nënës së saj dhe të gjithë stafit të terapisë intensive, që bëjnë një punë fantastike me të porsalindurit, duke shpëtuar jetë

VIDEO ku nëna 52 vjeçare flet për vështirësit qe i kaloi për tu bërë nënë…

Komento: