Mrika, shqiptarja me e re që ngjitet në majen me të lartë në botë, Everest – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Mrika, shqiptarja me e re që ngjitet në majen me të lartë në botë, Everest

11:28 | 27 Maj 2019

Mrika Nikqi dhe i ati i saj, Arianit Nikqi kanë arritur me sukses që të ngjiten në majën më të lartë në botë, Everest.

Kjo është bërë e ditur në ueb faqen e tyre, ku kanë shkruar:

EKSPEDITA EVEREST 2019 PËRFUNDOJ ME SUKSES!

Mrika Nikqi dhe Arianit Nikqi në majen me te lartë në botë!

Mrikë Malsorja si 17 vjeçare njëherit alpinistja më e re nga të gjithë pjesëmarrësit botëror në Ekspediten Everest 2019, dhe si shqiptarja më e re, së bashku me babain Arianit Nikçi, sot me daten 27 Maj në ora 6:00 realizuan me sukses ngjitjen në majen më të lartë në botë Mt. Everest 8848 led.”

Everesti është pika më e lartë në botë, me 8848 metra mbi nivelin e detit.

Mrika Nikqi e cila është vetëm 17 vjeçare, ka për qëllim që para se ti mbushë 18 vjet të ngjisë 7 majat më të larta në botë. Deri tani ka arritur që të ngjitet në 4 prej tyre.

Komento: