MSH ende pa datë për arritjen e vaksinës anti-Covid

21:24 | 28 January 2021

Ministria e Shëndetësisë ende pa datë për arritjen e vaksinës anti-Covid.

PSD-ja me një aksion simbolik gjobitë Zemajn për mosrespektim të masave kundër pandemisë.

Që nga fillimi i pandemisë e deri me tani në Kosovë kanë vdekur 1.482 persona.
Në mesin e tyre janë 30 punëtorë shëndetësor që kanë vdekur në krye të detyrës gjatë kësaj periudhe.

E këtë të enjte është bërë prezantimi i pullës postare dedikuar mjekëve qe kanë humbur jetën si pasojë e pandemisë.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj i cili ishte pjesëmarrës në këtë ngjarje theksoi se personeli shëndetësor po vazhdon të menaxhojë pandeminë në mënyrën më të mire.

Zemaj u shpreh se edhe vaksina kundër sëmundjes qe shkakton koronavirusi pritet të arrij në muajin shkurt në Kosovë.

Ai tha se ministria që ai udhëheq është duke punuar për këtë çështje, megjithatë nuk ka dhënë një date të saktë.

Derisa po fliste për situatën me pandeminë ai u ka bërë thirrje partive politike që ne tubimet e tyre elektorale ti zbatojnë masat e vëna nga ministria për parandalimin e përhapjes se pandemisë,

Ndërkohe që Zemaj flet për gjoba një të tillë ai e mori nga partia Socialdemokrate.

Kjo parti përmes një aksioni simbolik i ka vendosur gjobe ministrit Zemaj për mosrespektim të masave.

Frashër Krasniqi nga ky subjekt ka thënë se është ë pakuptimit që Zemaj i shkelë rregullat qe vet i ka miratuar

Ministri i Shëndetësisë Zemaj ka njoftuar se nuk do ketë lirim të masave që mund të prishte stabilitetin e rasteve dhe pandemisë.

Komento: