MSH publikon raportin 24 orësh me COVID-19, ky është numri i të infektuarve

13:21 | 22 Maj 2022

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e rasteve të reja me COVID-19.

Sipas raportit, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë regjistruar 9 raste të reja pozitive me koronavirus.

Gjatë kësaj kohe, në vendin tonë janë shëruar 34 pacientë të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 188.

Njoftimi i plotë nga MSH:

22 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 40 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.469 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.842 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.561 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 514 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 34 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.981.

Në total numri i rasteve aktive është 188.

Komento: