MSH ua mundëson edhe personave mbi moshën 18-vjeç të caktojnë termin për vaksinim

19:36 | 13 Korrik 2021

Ministria e Shëndetësisë ua mundëson edhe personave mbi moshën 18-vjeç të caktojnë termin për vaksinim.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë e ditur se që nga e marta termin për vaksinim kundër koronavirusit mund të përcaktojnë edhe personat me grupmoshë mbi 18-vjeç.

MSH, me anë të një njoftimi në ‘Facebook’, ka thënë se kjo grupmoshë do mund ta përcaktojë terminin vetëm përmes prezencës fizike.

“Nga sot caktimi i terminit është në verzionin LIVE dhe është i mundur për qytetarët mbi moshën 18 vjeç”, thuhet në njoftim.

Deri më tani, gjithsej 270.641 persona janë imunizuar nga Covid-19 nëpërmjet vaksinës.

Kjo ministri ka përkujtuar edhe procedurat për caktim të terminit nëpërmjet platformës eKosova.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Nga sot caktimi i terminit është në verzionin LIVE dhe është i mundur për qytetarët mbi moshën 18 vjeç.

Në vijim gjeni të shpjeguar procesin e caktimit të termineve për vaksinim kundër COVID-19 përmes platformës eKosova .

➡ Hapat për caktimin e termineve për vaksinim kundër COVID-19:

Për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19 ju duhet të jeni regjistruar në platformën eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/Security/Registration).

I. Mënyra për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19

Hapi 1

Pasi të keni hapur platformën eKosova duhet të klikoni mbi vegzën me emërtimin “Shërbime”.

Hapi 2

Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Shëndetësia”.

Hapi 3

Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19”.

Hapi 4

Caktoni datën dhe kohën e terminit për vaksinim.

Hapi 5

Shtypni butonin “Ndaj terminin”.

II. Mënyra për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona të tjerë

(Një person mund të caktojë termine për 5 persona të tjerë)

Hapi 1

Pasi të keni hapur platformën eKosova duhet të klikoni mbi vegzën me emërtimin “Shërbime”.

Hapi 2

Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Shëndetësia”.

Hapi 3

Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona tjerë”.

Hapi 4

Plotësohet fusha “Numri personal i aplikuesit” dhe fusha “Numri i telefonit të aplikuesit” dhe klikoni mbi butonin “Kërko”.

Hapi 5

Nëse numri personal që ju keni vendosur është i saktë, atëherë duhet të zgjedhet data e vaksinimit si dhe koha e vaksinimit.

Hapi 6

Shtypni butonin “Ndaj terminin”.

ℹ INFORMATË SHTESË:

Është aktivizuar, po ashtu, linja telefonike pa pagesë 080030900, e cila pastaj i drejton sipas kërkesës:

1. Për regjistrim dhe aplikim për vaksinën kundër COVID-19

2. Për informata rreth vaksinës

3. Për informata rreth procesit të vaksinimit

5. Për konsultë me psikologun rreth vaksinimit

Bashkëiadalim!

Komento: