MTI tenton të arsyetohet për çmimet e lartë të naftës

17:15 | 27 December 2018

Çmimi i naftës ndonëse ka shënua rënie në tregun global, në Kosovë kjo nuk është vërejtur.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka reaguar për çmimet e larta të derivateve të naftës në vend.

Në këtë ministri thonë se janë duke përcjellë gjendjen aktuale të tregut edhe të naftës duke përfshirë dhe cilësinë, dhe se janë duke analizuar legjislacionin.

Deklarojnë se MTI po pret raportet zyrtare dhe përfundimtare të institucioneve dhe varësisht nga rekomandimi tyre do të veprojnë sipas ligjit.

Kjo është komunikata e plotë e MTI-së:

Duke pasur parasysh se aktualisht është duke u zhvilluar një debat publik përkitazi me çmimin e karburanteve në tregun e Republikës së Kosovës, theksojmë se kabineti i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë me profesionalizëm është duke analizuar shqetësimet e qytetarëve nga këndi i ligjor i mbrojtës së konsumatorit.

Siç dihet prioritet i parë i ministrit të MTI-së Endrit Shala mbetet mbrojta e konsumatorit në tregun e Kosovës përfshirë dhe atë të karburanteve, MTI është duke përcjell me fokus maksimal gjendjen aktuale të tregut edhe të naftës duke përfshirë dhe cilësinë.

MTI siç e dini ka ndërmarr një varg vendimesh që mbrojnë konsumatorin të cilat nuk kufizohen në fusha të caktuara, por si qasje do të përfshijnë te gjitha fushat gjë për të cilën po punojmë çdo ditë.

Sa i përket shkrimeve dhe debateve në media dhe opinion publik për çmimet e naftës ditëve të fundit MTI- është duke analizuar legjislacionin aktual përfshirë dhe nenin 11 te Ligjit për Tregti me Naftë i cili nen deri më tash asnjëherë nuk ishte aplikuar, edhe pse historiku na ka siguruar të dhëna se çmimi i berëzës ndërkombëtarë të karburanteve kanë lëvizur gjithmonë.

MTI dhe Qeveria e Kosovës të gjitha vendimet e saj i bazon në analiza të sakta dhe në përputhje me legjislacion.

Ministri Endrit Shala ka urdhëruar ditë më parë departamentet përkatëse, inspektoratin dhe ka kërkuar dhe dhëna të sakta të shpjegimit të gjendjes aktuale përkitazi me lëvizjet e çmimit në berëzës ndërkombëtarë, me ngarkesat doganore, akcizën dhe kosto tjera, analizë të cilën duhet ta kompletojmë raportet zyrtare institucionale.

MTI po pret raportet zyrtare dhe përfundimtare të institucioneve dhe varësisht nga rekomandimi tyre ne do të veprojmë ashtu siç na obligon ligji.

Ritheksojmë dhe sigurojmë konsumatorët, qytetaret dhe bizneset se MTI dhe Qeveria e Kosovës pas analizimit të saktë, të plotë dhe të drejt të gjendjes aktuale, do të ndërmarr veprime dhe masa përfshirë dhe ndërhyrjet eventuale për të mos lejuar abuzimin me çmime në dëm të konsumatorëve.

MTI do të mbështet çdo hetim nga ana Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për të ndaluar çdo marrëveshje të fshehte apo të hapur të bizneseve në fushën e karburanteve që kanë pozitë dominuese në treg duke dëmtuar në këtë mënyrë konsumatorët.

Komento: