Muaji i Ramazanit, Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ndryshon orarin e mësimit

12:36 | 19 Shkurt 2026
Brenda një dekade, në Kosovë janë mbyllur 40 shkolla

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës ka njoftuar ndryshime në organizimin e procesit mësimor në shkollat e kryeqytetit.

Ky ndryshim erdhi për shkak të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Mësimi do të fillojë nga ora 07:30, ndërsa kohëzgjatja e mesndërrimit dhe pushimet e gjata janë reduktuar.

Qëllimi i këtyre ndryshimeve është që dita mësimore të përfundojë më së largu deri në orën 17:00.

“Është vendosur që mësimi të fillojë nga ora 07:30, të shkurtohet kohëzgjatja e mesndërrimit si dhe të reduktohen pushimet e gjata. Këto ndryshime bëhen me qëllim që procesi mësimor të përfundojë më së largu deri në orën 17:00, pa u zvogëluar numri dhe kohëzgjatja e orëve mësimore, duke ruajtur cilësinë dhe vazhdimësinë e mësimit”, thuhet në njoftim.

Komento: