Muajin e kaluar nga skema e ndihmës sociale përfituan 25,444 familje

17:31 | 25 Korrik 2022

Në qershor nga skema e ndihmës sociale përfituan 25,444 familje.

Gjatë muajit qershor 2022 nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 25.444 familje me gjithsej 100.395 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2.612 familje.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) njofton se nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 150.910 përfitues, nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 50.207, nga skema për pensionet familjare 3.361, nga skema për pensionet invalidore 64, nga skema për pensionet e Trepçës janë 1.871 përfitues.

Ndërsa nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1.257 përfitues, nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës 662, nga skema e kompensimeve për personat e verbër 1.796, nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara 18.362, nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik 2.646, nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës 13.190 dhe nga skema për veteranët e luftës 36.819 përfitues.

Gjatë muajit qershor nuk është raportuar asnjë rast i fëmijëve të braktisur.

Komento: