Mudryk po kryen testet mjekësore te Chelsea, sot pritet zyrtarizimi

10:16 | 15 Janar 2023

Mykhailo Mudryk pritet që së shpejti të zyrtarizohet nga Chelsea.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar këtë të diel se ukrainasi tashmë është duke kryer testet mjekësore në Londër.

Pas testeve mjekësore, Mudryk do të nënshkruajë zyrtarisht kontratë të vlefshme deri në vitin 2027.

22-vjeçari do të jetë i pranishëm sot në “Stamford Bridge”, në ndeshjen që Chelsea do ta zhvillojë kundër Crystal Palace, nga ora 15:00.

Kujtojmë se Chelsea të shtunën arriti marrëveshje me Shakhtar Donetskun për transferimin e sulmuesit ukrainas, për çmimin prej 100 milionë eurosh në total.

Komento: