Mudryk zyrtarizohet te Chelsea

15:39 | 15 Janar 2023

Chelsea ka njoftuar zyrtarisht për transferimin e Mykhailo Mudryk.

Klubi londinez konfirmoi se me sulmuesin ukrainas ka arritur marrëveshje për një kontratë të vlefshme deri në vitin 2030.

“Jam shumë i lumtur që nënshkruaj për Chelsean. Ky është një klub i madh, në një ligë fantastike dhe është një projekt shumë tërheqës për mua në këtë fazë të karrierës sime”, tha Mudryk për faqen zyrtare të klubit

Jam i emocionuar që takoj shokët e mi të rinj të skuadrës dhe mezi pres të punoj dhe të mësoj nën Graham Potter dhe stafin e tij”, shtoi ukrainasi.

Chelseas, transferimi i 22-vjeçarit nga Shakhtar Donetsku, i ka kushtuar në total 100 milionë euro.

Komento: