Muhamet Hamiti: Kosova po i vuan pasojat e klasës pushtetore që e ka zgjedhur me votë në 5-6 vitet e fundit

16:10 | 29 Prill 2026
muhamet-hamiti:-kosova-po-i-vuan-pasojat-e-klases-pushtetore-qe-e-ka-zgjedhur-me-vote-ne-5-6-vitet-e-fundit

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti  ka vlerësuar se Kosova po i vuan pasojat e pushtetit të Albin Kurtit.

Ai ka bërë me dije se varësisht prej zgjedhjes së tyre, qytetarët i gëzojnë ose i vuajnë rezultatet e votës së vet. Në profilin e tij në Facebook, Hamiti ka shkruar se qytetarët e kanë mundësinë që në zgjedhjet e reja të ndryshojnë këtë gjendje.

“Kosova po i vuan pasojat e klasës pushtetore që e ka zgjedhur me votë në 5-6 vitet e fundit. Varësisht prej zgjedhjes që e bëjnë, qytetarët i gëzojnë ose i vuajnë rezultatet e votës së vet. Urojmë që qytetarët e Kosovës t’i gëzojnë mbas zgjedhjeve të pritshme parlamentare”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë: https://www.facebook.com/muhamet.hamiti.33/posts/10164328855444828?ref=embed_post

Komento: