
Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se Kosova është goditur rëndë prej pushtetarëve në këto 5-6 vitet e fundit.
Duke përmendur demet që pushteti aktual ia ka bërë Kosovë, ai ka bërë me dije se nga këto veprime janë varfëruar edhe qytetarët. Në profilin e tij në Facebook, Hamiti ka shkruar se pa e hequr me votë qytetare prej pushteti këtë klasë politike Kosova nuk sheh dritë me sy.
“Kosova është goditur rëndë prej pushtetarëve të vet në këto 5-6 vite. Si asnjëherë në historinë e vet si vend demokratik. Kushtetutën e kanë shkelur serikisht. E kanë paralizuar funksionimin demokratik të institucioneve të shtetit. Kanë bërë e po bëjnë korrupsion masiv qeveritar. E kanë bërë punën të na plandosen sanksione të ashpra të BE-së. Qytetarët janë varfëruar. Shumë prej tyre po e braktisin atdheun e vet. Pa e hequr me votë qytetare prej pushteti këtë klasë politike që e ka kapur shtetin për interesa të VV-së, e cila nuk e do shtetin, Kosova dritë me sy nuk sheh. Kosova duhet të dalë prej kurthit të Albin Kurtit që po kërkon të bëhet sundimtar i këtij vendi”, ka shkruar Hamiti.
Postimi i plotë: https://www.facebook.com/muhamet.hamiti.33/posts/10164422800134828?ref=embed_post