Muharrem Beka: Zjarrfikësit kudo trajtohen si heronj, ne kemi mbetur nën mëshirën e askujt

08:02 | 06 Gusht 2023
muharrem-beka:-zjarrfikesit-kudo-trajtohen-si-heronj,-ne-kemi-mbetur-nen-meshiren-e-askujt


“Zjarrfikësit në secilin vend trajtohen si heronjë, ndërsa ne kemi mbet nën mëshirën e askujt”.

Kështu ka thënë për Front Online, kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve Muharrem Beka.

Beka ka pasur edhe një apel për Qeverinë e vendit.

“Është momenti i fundit, po apeloj te Qeveria e Kosovës, ministritë përkatëse, MF-ja, MPB-ja edhe te Asociacioni i komunave të Kosovës që t’i harmonizojnë qëndrimet, t’i koordinojnë veprimet që mos të vazhdojë kjo gjendje kështu e pashpresë, dhe më të vërtetë është për t’u habitur se në çfarë gjendje kanë mbet zjarrfikësit e Kosovës. Zjarrfikësit kudo trajtohen si heronjë , mirëpo te ne është një gjendje e pakuptimtë dhe nuk po mundem me kuptu si është e mundur pas 12 vite prej vitit 2011 kur kanë kalu në nivel qendror jemi mbet nën mëshirën e askujt, as me ministri e as me komuna. Kjo gjendje më nuk mund të vazhdoj”, ka deklaruar Beka.

Ai, thotë se ka presion nga shoqatat e zjarrfikësve që të organizojnë protestë.

“Unë kam një presion jashtëzakonisht prej shoqatave të zjarrfikësve që të organizojmë një protestë. Ne do të kërkojmë, do të japim një datë dhe nëse nuk reflektojnë protesta do të jetë e pashmangshme, sepse ata e kanë humbur durimin, janë shterr mundësitë për dialog dhe unë më nuk di se çka t’iu them”, ka thënë Beka.

 

Komento: