Sot është dita e fundit ku qytetarët mund të adresojnë ankesat e tyre rreth rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
Njohësi dhe analisti, Shenoll Muharremi përmes Facebook ka reaguar duke njoftuar se qytetarët nuk po mund të dërgojnë komentet përmes e-mailit drejtuar ZRrE-së.
Sipas Muharremit sistemi është bllokuar dhe kjo e kompromiton procesin e konsultimit nga ZRRE.
“Zyra e Rregullatorit duhet të përgatitet më mirë për konsultime. Nëse njerëzit vazhdojnë me dërgu fakte që reagimet e tyre nuk po pranohen, ZRRE duhet me përsëritë procesin e konsultimeve. Gjithashtu duhet me organizu sesione informative cilësore me publikun dhe gazetarët për me i njoftu rreth propozimeve të tyre”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se rritja e paralajmëruar për çmimet e energjisë elektrike nga ana e ZRrE është 15%. Ky vendim pas miratimit pritet të hyjë në fuqi në muajin prill.