Reshjet në Pejë, dëmtohet ura e Vranocit të Vogël.
Ura në fshatin Vranoc i Vogël në mes të Deçanit e Pejës është dëmtuar pas reshjeve të shumta të shiut.
Për këtë arsye, edhe policia vendosi shirita paralajmërues, që banorët e këtij fshati mos të kalojnë andejpari.
Me vërshime u përballën edhe banorë të tjerë të Pejës afër stacionit të autobusëve.
Edhe lumëbardhi kishte dendësi të lartë të ujit, pas reshjeve të fundit.
E për të parë situatën nga afër të dielën në disa fshatra doli edhe kryetari Gazmend Muhaxheri.
Në terren ishte edhe Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili tha se është në kontakt të vazhdueshëm me kryetarët e komunave në rajonin e Dukagjinit.
Gjatë të dielës, vërshime pati edhe në pjesë të ndryshme të vendit.