Muhaxheri: LDK qëndron shumë më mirë se në zgjedhjet e fundit

08:40 | 29 Qershor 2024
muhaxheri:-ldk-qendron-shume-me-mire-se-ne-zgjedhjet-e-fundit


Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri thotë se sondazhet që po publikohet lidhur me zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, janë të porositura nga Qeveria.

Muhaxheri thotë për “Front Online” se këto sondazhe po i bëjnë për qejf të vetin Qeveria apo siç e quajti ai “Qeveria e Praktikantëve”.

“Partia e praktikanteve, Qeveria e praktikanteve po i porosisin sondazhet sipas qejfit që e kanë. Ne si LDK i kemi bërë sondazhet e brendshme, nuk i kemi bërë publike dhe i presim zgjedhjet me gëzim”, tha ai.

Muhaxheri në fund thotë se LDK do të dalë shumë më mirë se në zgjedhjet e fundit, duke e befasuar edhe Qeverinë aktuale.

“LDK qëndron shumë më mirë se në zgjedhjet e fundit, bile Qeveria e praktikantëve ka me dalë e befasuar, edhe pse e dinë rezultatin që e ka”, tha ai për Front Online.

 

Komento: