Muhaxheri mbledh kryesinë e degës një javë para Kuvendit të LDK’së, njoftimi: Shumica e mbështet Abdixhikun

17:56 | 24 Janar 2026
muhaxheri-mbledh-kryesine-e-deges-nje-jave-para-kuvendit-te-ldk’se,-njoftimi:-shumica-e-mbeshtet-abdixhikun

Dega e LDK-së në Pejë përmes një njoftimi të publikuar në faqen e “facebook” ka njoftuar për mbledhjen që kanë mbajtur sot e ku është diskutuar për Kuvendin Qendror të LDK-së në të cilin do të vendoset për votëbesimin ndaj kreut të kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

Siç ka njoftuar kjo Degë, shumica e anëtarëve të kësaj dege në diskutime te tyre janë shprehur në përkrahje të Abdixhikut.

“LDK në Pejë mbajti mbledhjen e Kryesisë, ku u diskutua për Kuvendin Qendror që do të mbahet më 31 janar 2026, në të cilin do të vendoset për votëbesimin ndaj kryetarit Lumir Abdixhiku.

Anëtarët e Kryesisë diskutuan hapur për situatën aktuale në parti, dhe shumica e diskutimeve ishin në mbështetje të kryetarit Lumir Abdixhiku”, ka njoftuar Dega e LDK-së në Pejë.

Komento: