Muhaxheri-Nagavcit: Ministrja Nagavci po thotë aplikoni, por s’i kanë përfunduar ende çerdhet që janë në proces

14:22 | 28 Shtator 2024
muhaxheri-nagavcit:-ministrja-nagavci-po-thote-aplikoni,-por-s’i-kane-perfunduar-ende-cerdhet-qe-jane-ne-proces


Edhe disa kryetarë të komunave të Kosovës nuk e shohin të arsyeshme deklarimet nga MASHTI se komunat nuk kanë kërkesa për ndërtimin e çerdheve të reja.

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, në një prononcim për “Front Online” ka kërkuar nga MASHT-i të ndahet buxheti për ndërtimin e çerdheve, ashtu si në të kaluarën.

Muhaxheri thotë se ministrja Arbërie Nagavci po kërkon të bëjmë kërkesa, ndonëse ende s’i ka përfunduar çerdhet që janë në proces.

Ai ka përmendur një çerdhe në komunën e Pejës, e cila që gjashtë vite nuk ka përfunduar.

“E kemi shkollën që tri vite e që nuk ja kanë filluar ta realizojnë. Nuk e kanë hapur tenderin dhe e kemi një çerdhe duke u ndërtu. Ajo duhet ta ndajë buxhetin për çerdhe e jo me bërë kërkesë ashtu siç është ndarë buxheti në të kaluarën për t’i mbaruar çerdhet dhe ndoshta vitin tjetër përfundon çerdhja e financuar para 6 viteve. Ajo po thotë aplikoni por ende si ka kryer ato qe janë në proces”, thotë Muhaxheri.

Komento: