Muhaxheri: Osmani dhe Kurti e kanë mbajtur të fshehur krisjen mes tyre

18:45 | 09 Shtator 2024
muhaxheri:-osmani-dhe-kurti-e-kane-mbajtur-te-fshehur-krisjen-mes-tyre


Nënkryetari i “Lidhjes Demokratike të Kosovës”, Gazmend Muhaxheri ka folur për Front Online lidhur me bashkëpunimin e presidentes dhe kryeministrit të Kosovës.

Ai ka deklaruar se Osmani dhe Kurti e kanë mbajtur të fshehur krisjen mes tyre.

Muhaxheri vlerëson se koordinimi mes tyre s’ka ekzistuar.

“Tash e shumë kohë po dallohet që Osmani e Kurti nuk kanë pasur koordinim siç duhet mirëpo e kanë mbajt të fshehur këtë raport. Nuk po dihet sa janë prish marrëdhëniet por tash po shohim sa po zgjat deri t’i qesin krejt në të ardhmen”, u shpreh Muhaxheri.

 

Komento: