Muhaxheri për dorëheqjet në “Guxo”: Do të mbeten vetëm Donika dhe Fatoni

10:35 | 12 Mars 2026
muhaxheri-per-doreheqjet-ne-“guxo”:-do-te-mbeten-vetem-donika-dhe-fatoni

Analisti politik, Arton Muhaxheri ka komentuar dorëheqjet nga lista “Guxo” duke thënë se në këtë parti do të mbeten vetëm Donika Gërvalla dhe Faton Peci.

Muhaxheri pretendon e kryeministri Albin Kurti do ta mbajë afër Gërvallën edhe për një kohë, pasi që sipas tij do ta shfrytëzojë për ta goditur presidenten Vjosa Osmani.

“Vala e dorëheqjeve në Guxo do të vazhdojë dhe, me gjasë, në këtë parti do të mbesin vetëm Donika dhe Fatoni. Edhe nëse ndodh kështu, Albini do të vazhdojë ta mbajë afër Donikën edhe për një kohë, sepse do ta shfrytëzojë poshtërsinë e saj për ta goditur Vjosën”, ka shkruar ai.

Komento: