Muhaxheri për Kurtin: Po grithët me thonj për të qëndruar, por koha e tij ka kaluar

10:56 | 01 Korrik 2025
gazmend-muhaxheri:-vv-e-dinte-qe-albulena-haxhiu-nuk-kalon,-kete-levizje-e-ka-bere-me-qellim-te-caktuar

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka folur për përfundimin e mandatit të kryeministrit Albin Kurti.

Ai është shprehur se koha e Kurtit ka përfunduar dhe se ai duhet të kërkojë një punë të re, pasi nuk do të rizgjedhet në postin e kryeministrit.

“Kurti duhet me lyp punë për veti dhe jo nga vjeshta por nga vera, sepse nuk do të rizgjidhet. Po mundohet me thonjë e me gjithecka me grithë për mos me shku, por koha e tij iku. Ai nuk mundet me bashkëpunu me askënd dhe nuk ka asnjë aleat që e përkrah,” tha Muhaxheri në kanal10, duke theksuar se kryeministri është izoluar politikisht.

Gjithashtu, Muhaxheri foli edhe për përfundimin e shumë projekteve në komunën e Pejës, duke përmendur avancimet e arritura gjatë mandatit të tij.

Komento: