Muhaxheri rrëfen ngjarjen se si e kishte takuar sot Ademajn para rastit tragjik

23:43 | 08 Shtator 2021

Dyshohet se shkrepja me armë në Pejë ndodhi sonte pas një konflikti çasti.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka bërë të ditura sipas dëshmitarëve, disa detaje rreth asaj se si ndodhi vrasja e dy zyrtarëve të PDK-së, në këtë komunë.

”Prej fjalëve të para, ishte një konflikt i çastit që ka ndodhur mes Astritit dhe pra dy viktimave, që ka rezultuar me shkrepje zjarri”, është shprehur Muhaxheri për Klan Kosovën.

”Është ngjarje tragjike për qytetarët e Pejës.Nuk kam ditë që ka pasur konflikt. Sot e pata takuar gjatë ditës, ka qenë i preokupuar me aktivitetin e tij politik nuk ka pasur asnjë shenjë që ka pasur konflikt me dikënd.Çdo herë i kam uruar sukses në garë, zakonisht jemi takuar çdo ditë para një lokali ku ai rrinte me shokë”, tha ai.

Komento: