Tre anëtarë të familjes Gashi nga Peja, vdiqën si pasojë e një aksidenti.
Ngjarja tragjike ndodhi të dielën mbrëma, në fshatin Çubrel të Skenderajt.
Lidhur me rastin, ka reaguar edhe i pari i Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Ai iu shprehu ngushëllime familjes së viktimave.
Muhaxheri tha se kjo është një humbje e madhe për këtë qytet.
“Peja dhe gjithë qytetarët e saj janë pranë jush në këto momente të rënda”, u shpreh ai.
Në këtë aksident ishin të përfshirë dy vetura, njëra prej tyre e policisë.
Përveç viktimave, në këtë rast janë edhe pesë të lënduar, në mesin e tyre katër zyrtarë policorë.