Muhaxheri: VV-ja i fitoi veç 4 Komuna, po ua vështirëson punën dhjetëra Komunave tjera

12:08 | 26 December 2024
muhaxheri:-vv-ja-i-fitoi-vec-4-komuna,-po-ua-veshtireson-punen-dhjetera-komunave-tjera


Njohës i ekonomisë, Arton Muhaxheri ,  për FrontOnline, ka folur për situatën e komunave pas rënies së të hyrave nga tatimi në pronë, duke theksuar se kjo është një goditje e rëndë për pushtetin vendor.

‘’Rënia e të ardhurave nga tatimi në pronë është një goditje e rëndë për komunat dhe jo vetëm sepse ato tregojnë qartë dështimin e qeverisë qendrore për të siguruar një sistem të drejtë dhe funksional të financimit lokal. Tatimi në pronë është prej burimeve thelbësore për komunat, dhe dobësimi i tij bënë që pushteti vendor të duket i paaftë për të përmbushur detyrimet ndaj qytetarëve’’, thotë ai.

Muhaxheri gjithashtu ka theksuar se kryetarët e komunave po paguajnë çmimin politik dhe social të politikave të dështuara të qeverisë qendrore, duke shtuar se në mungesë të burimeve të mjaftueshme, ata po përballen me mungesa financiare që i detyrojnë të reduktojnë investimet dhe shërbimet, duke lënë qytetarët të pakënaqur.

‘’Kryetarët e komunave po paguajnë çmimin politik dhe social të politikave të dështuara të qeverisë qendrore. Pra në mungesë të burime të mjaftueshme, ata po përballen me mungesa financiare që i detyrojnë të reduktojnë investimet dhe shërbimet, duke lënë qytetarët të pakënaqur. Arsyeja pse po ndodh kjo mund të jetë edhe qëllim kryesor i qeverisë që ti bëjë kryetarët e komunave të duken të pafuqishëm, kjo mund të dëshmohet edhe me mos angazhimi i qeverisë qendrore për të garantuar një model të drejtë financiar.’’ shtoi Muhaxheri.

Ai ka fajësuar qeverinë qendrore si fajtor kryesor për këtë situatë, duke e quajtur dështim të saj moshartimin dhe moszbatimin e politikave fiskale të qëndrueshme.

‘’Fajtor kryesor për këtë situatë është konsideroj që është qeveria qendrore, e cila ka dështuar të hartojë dhe zbatojë politika fiskale të qëndrueshme. Zhvlerësimi i tatimit në pronë është një shembull konkret i mungesës së vullnetit politik për të fuqizuar komunat. Në vend që të garantojë burime të qëndrueshme financiare për pushtetin vendor, qeveria qendrore po e dobëson atë, duke krijuar varësi dhe duke i bërë komunat të mos jenë në gjendje të përmbushin nevojat e qytetarëve.’’ deklaroj tutje ai.

Njohësi i ekonomisë, theksoi se VV duke qenë se partia që ka fituar vetëm katër komuna, ajo është duke u kujdesur që t’ua vështirësojë punën komunave të tjera, duke krijuar një situatë të pasigurisë financiare për shumë pushtete lokale.

‘’Duke qenë se partia në pushtet ka fituar vetëm katër komuna, ajo është duke u kujdesur që të ua veshtirësoj punen komunave tjera.’’ përfundoi Muhaxheri.

 

Komento: