Muhaxhiri: Do të vij koha kur Kurti duhet të shpjegojë ndryshimin radikal për Asociacionin

15:28 | 28 Tetor 2023
muhaxhiri:-do-te-vij-koha-kur-kurti-duhet-te-shpjegoje-ndryshimin-radikal-per-asociacionin


Ndërsa, analisti politik Artan Muhaxhiri, deklaron se nga takimi i djeshëm u konfirmua se qasja në dialog duhet të ndryshojë komplet.

Kjo, për shkak që siç thotë ai, në rast se vazhdon një situatë e njëjtë nuk ka indikacione për marrëveshje finale.

“Pra, me këtë tempo shumë të komplikuar ku vazhdimisht dalin në pah probleme dhe pengesa të reja nuk ka ndonjë mundësi që të shkohet përpara në mënyrë kualitative. Pra, edhe çështjet më të rëndësishme siç është ajo e Asociacionit kanë probleme shumë të mëdha dhe për fat të keq çdo takim i ri në Bruksel vetëm sa po i qartëson pengesat dhe hendekun mes Kosovës, Serbisë dhe Bashkësisë Ndërkombëtare në konceptin e procesit të dialogut”, është shprehur ai për Front Online.

Sipas Muhaxhirit, kryeministri Kurti për çështjen e Asociacionit ka gjetur një rrugë të ndërmjetme që as të mos konsiderohet si pranim i plotë, e as plotësisht refuzim.

Dhe, kjo sipas Muhaxhirit është një taktikë e mirë e kryeministrit Kurti.

“Duket se kryeministri Kurti ka llogaritur në refuzimin e Vuçiqit gjë që në aspektin politik është një taktizim i mirë, mirëpo gjithsesi do të vjen momenti ku edhe kryeministri Kurti do të duhej që të jap llogari dhe shpjegime për ndryshimin e  tij radikal sa i përket çështjes së Asociacionit”, ka thënë ai.

Takimi në Bruksel u zhvillua vetëm pas disa ditësh kur pesëshja perëndimore solli në Kosovë dhe Serbi një plan  për siç thanë për ta quar përpara procesin e dialogut./Front Online

Komento: