Muhaxhiri: Nuk kemi pasur bisedime, nëse VV nuk e formon Qeverinë, çështja kalon në dorën e Presidentes

09:08 | 26 March 2025
muhaxhiri:-nuk-kemi-pasur-bisedime,-nese-vv-nuk-e-formon-qeverine,-ceshtja-kalon-ne-doren-e-presidentes


Nënkryetari i LDK-së Gazmend Muhaxheri  për FrontOnline, ka deklaruar se deri tani nuk ka pasur asnjë bisedim për formimin e qeverisë së re, duke theksuar se procesi i krijimit të ekzekutivit është ende në pritje të zhvillimeve të tjera. Sipas Muhaxherit, për të nisur bisedimet e mundshme për një Qeveri të re, është e nevojshme që parlamenti të konsolidohet fillimisht.

‘’Nuk kemi pasur bisedime . Por pikë së pari duhet me u konsititu Parlamenti, pastaj nisin këto procedura’’, thotë ai.

Ai sqaroi se, nëse partia fituese, Vetëvendosje (VV), nuk mund të formojë qeverinë, atëherë çështja kalon në dorën e Presidentes së Kosovës, e cila duhet të vendosë nëse ia jep mandatin për formimin e qeverisë partisë së dytë ose jo.

“Nëse VV nuk e bën Qeverinë, atëherë çështja mbetët në vendim apo në tagrin (në dorën e Presidentës) a me ia jep partisë së dytë për formimin e Qeverisë, tek atëherë mundemi me bisedu”, shtoi ai.

Komento:
loading