Muhaxhiri për mos certifikimin e Listës Serbe: Ide e rrezikshme populiste

11:08 | 25 December 2024
muhaxhiri-per-mos-certifikimin-e-listes-serbe:-ide-e-rrezikshme-populiste


Ndërkohë, njohësi i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, ka vlerësuar se kjo është një ide e rrezikshme dhe populiste, që mund të ketë pasoja të mëdha për kryeministrin Kurti dhe për Qeverinë në përgjithësi.

Sipas tij, nëse ky vendim shpallet i paligjshëm, do të kishte pasoja të rënda politike dhe morale, pasi mund të krijonte një precedent të rrezikshëm të ndërhyrjes politike në fushën e drejtësisë.

‘’Kjo është një ide e rrezikshme populiste me të cilën kryeministri Kurti ka rrezikuar shumë, sepse nëse dëshmohet si jo ligjore, atëherë do të ketë pasoja të mëdha politike e morale për kryeministrin Kurti dhe për qeverinë në përgjithësi’’, tha Muhaxhiri.

Muhaxhiri theksoi se kjo përpjekje mund të dëmtonte imazhin e Kosovës dhe do të ishte një zhvillim shumë negativ nëse ky tentim do të konsiderohej i paligjshëm dhe i pabazuar në Kushtetutë, duke shkaktuar shqetësim edhe tek aleatët ndërkombëtarë.

‘’Në përgjithësi kështu tentohet që të krijohet një precedent shumë i rrezikshëm i ndërhyrjes së politikës në fushën e drejtësisë, pra absolutisht është një rrezikim  i madh, pasi dhe aleatët tanë kanë shprehur brengosje mirëpo edhe parimisht do të ishte imazh  tejet negative nëse ky tentim do të dëshmohej si jo ligjor e jo kushtetues’’, përfundoi Muhaxhiri.

Komento: