Analisti politik, Artan Muhaxhiri, për FrontOnline ka komentuar zhvillimet politike në Kosovë, duke theksuar se situata e krijimit të Qeverisë është e qartë dhe se Vetëvendosje (VV) mund të formojë Qeverinë vetëm me një partner të vogël, siç është NISMA.
“Situata është shumë e qartë. VV mund ta bëjë qeverinë vetëm me një partnere të vogël si NISMA” tha Muhaxhiri.
Ai gjithashtu e kritikoi opozitën për mungesë ideje dhe vullneti për të formuar një platformë të përbashkët që do t’i mundësonte atyre të ardhur në pushtet.
“Është për keqardhje që opozita as pas gjithë kësaj kohe nuk ka ide, vullnet dhe plan se si ta realizoj një platformë të përbashkët për të ardhur në pushtet” shtoi analisti për FrontOnline.
Muhaxhiri theksoi se situata politike kërkon një balancë të pushtetit dhe që Kosova nuk mund të ketë disa kryeministra.
“Kosova nuk mund të i ketë disa kryeministra. Duhet balancë mes pushtetit,” u shpreh ai.
Analisti Muhaxhiri paralajmëroi se vonesat në krijimin e Qeverisë mund të kenë pasoja negative për vendin.
“Të gjitha opsionet janë të hapura, por ka indikacione se zgjedhje e Qeverisë mund të shkoj deri në limitet kohore dhe kjo do ishte e dëmshme për Kosovën” përfundoi Muhaxhiri.