Muja: Prej që u arrestua Nagip Krasniqi dhe u.d u caktua një njeri i afërt i LDK’së, nuk po përmendet KEK’u

14:08 | 21 Shtator 2023
muja:-prej-qe-u-arrestua-nagip-krasniqi-dhe-u.d-u-caktua-nje-njeri-i-afert-i-ldk’se,-nuk-po-permendet-kek’u

Deputeti i VV’së, Armend Muja, ka thënë se që prej arrestimit të Nagip Krasniqit, nëpër seanca nuk është folur për KEK’un.

Ai tha se beteja ishte eliminimi i figurave të cilat nuk janë të kontrollueshme nga ish-pushteti.

“Edhe një çështje sa i përket Nagipit. Këtu beteja është bërë për energjinë, nuk ka qenë për trajtimin e asnjë fenomeni. A po flet najkush për KEK’un më? Çdo seancë të vitit të e kaluar tema e energjisë dhe Nagip Krasniqi kanë qenë emër i përveçëm në çdo seancë. Që nga arrestimi i tij dhe caktimi si U.D. i një njeriu të afërt me LDK’në, a ke dëgju që po përmendet KEK’u? Jo, sepse beteja nuk është parimore, beteja është eliminimi i figurave të cilat nuk janë të kontrollueshme nga ish-pushteti”, tha Muja.

Komento: