Muller thyen rekordin e De Bruynes për asiste në Bundesligë.
Ylli veteran i Bayern Munichut, Thomas Muller, e ka thyer rekordin e Kevin De Bruynes dhe tani e mban rekordin për më së shumti asiste të bëra në një sezon të vetëm të Bundesligës, 21 asiste gjithsej.
Deri në ditën finale të sezonit 2019/20 të Bundesligës, Thomas Muller i kishte bërë 20 asiste, po aq sa i kishte bërë edhe ylli aktual i Manchester Cityt gjatë sezonit 2014/15 në Bundesligë me Ëolfsburgun, transmeton Express.
Megjithatë, të shtunën u zhvilluan ndeshjet e fundit të këtij sezoni të Bundesligës dhe, pikërisht kundër Wolfsburgut, Muller e bëri asistin e 21-të të sezonit, duke e thyer kështu rekordin e De Bruyne, ndërsa ndihmoi ne fitoren 4:0 edhe me një gol të shënuar.
Paraprakisht, Muller më së shumti kishte arritur të regjistrojë asiste gjatë sezoni 2017/18, kur i kishte asistuar 16 gola për skuadrën e tij, ndërsa ka arritur t’i bëjë mbi dhjetë asiste në të gjithë përveç njërin sezon të karrierës së tij.
Por, përderisa ky sezon ka qenë më i miri për Mullerin për asiste, ai nuk ka qenë aq mbresëlënës si golashënues sa më parë, pasi që i ka shënuar vetëm shtatë gola gjithsej.
Goli i tij i parë për këtë sezon nuk erdhi deri në ditën e fundit të muajit nëntor, kur shënoi në disfatën me rezultat 2:1 kundër Bayer Leverkusenit.