Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë mund të duhet të paktën një vit për të përcaktuar origjinën e saktë të Covid-19.
Duke folur nga Gjeneva të premten, një ekspert i OBSH-së për viruset që përhapen nga kafshët, ka thënë se të dhënat e marra tregojnë se lakuriqin si burim kryesor dhe më pas te disa kafshë tjera si bartëse.
Kjo organizatë ka përsëritur se nuk ka parë ndonjë të dhënë, të cituar nga presidenti amerikan, Donald Trump, që virusi mund të ketë dalë nga ndonjë laborator në Kinë.
Shkencëtarët nuk janë të sigurt se ku saktësisht ka shpërthyer virusi. Sipas disa të dhënave ka dyshime për një treg të kafshëve në Vuhan, por nga 41 raste me koronavirus, vetëm 27 kanë pasur lidhje të drejtpërdrejtë me këtë treg, shkruan BBC.
Ky virus mund të ketë kaluar prej disa lakuriqëve në disa kafshë të tjera, para se të kalonte në njerëz, megjithatë lloji i kafshës mbetet i paqartë.
Më 2012, kur ishte shfaqur virusi MERS, është dashur të bëhen kërkime një vit për të kuptuar që sëmundja ka pasur si origjinë devenë.
E pyetur javën e kaluar nëse kanë bazë pretendimet amerikane se virusi ka dalë nga laboratori, OBSH-ja ka thënë se pas rishikimit të të dhënave nga disa shkencëtarë, është e sigurt se shpërthimi ka origjinë natyrale.