Ylli i Argjentinës dhe Juventusit, Angel Di Maria u veçua për kritika pas humbjes tronditëse të Argjentinës në Kupën e Botës ndaj Arabisë Saudite, por ai këmbëngul se ata “mund të kishin shënuar pesë ose gjashtë” gola në ndeshjen hapëse për ta.
Befasia e parë e madhe e turneut deri më tani në Katar ishte padyshim Argjentina që konsiderohet nga një favoritët, duke pësuar humbje 2-1 pasi ishte në avantazh me golin nga penalltia e Lionel Messit.
Sauditët u kthyen me dy gola në fillimin e pjesës së dytë nga Saleh Al- Shehiri dhe Salem Al-Dawasari.
Di Maria u kritikua shumë nga ish futbollisti, Roy Keane, gjatë dhe pas ndeshjes.
Por Di Maria foli me gazetarët pas ndeshjes dhe këmbënguli se rezultati ishte një rastësi, pasi Argjentina ka mundur të fitojë 5-0.
“Mund të kishim fituar lehtësisht 5-0, por humbëm. Kjo është e gjitha”.
“E dinim që Arabia Saudite do të luante kështu, ishim përgatitur, por nuk ia dolëm. Ndoshta ne i filluam lëvizjet sulmuese shumë herët dhe kjo është arsyeja pse përfunduam në pozicion jashtë loje kaq shumë herë”, deklaroi Di Maria.
Argjentina tani do të luajë me Meksikën dhe Poloninë për të vazhduar rrugëtimin në Kupën e Botës.