Mund të infektoheni dy herë me COVID-19

19:00 | 12 Tetor 2020

Sipas OBSH-së, një person mund të infektohet dy herë me koronavirus.

Tedros Adhanom Ghebreyesus ka bërë të ditur se janë shënuar raste të pacientëve që janë infektuar dy herë me COVID-19.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus ka bërë të ditur se janë shënuar raste të pacientëve që janë infektuar dy herë me COVID-19.

Në një konferencë për media, Ghebreyesus është përgjigjur në pyetjen nëse ekzistojnë dëshmi se një pacient i shëruar mund të infektohet sërish nga koronavirusi.

“Kanë ekzistuar disa shembuj ku njerëzit e infektuar me COVID-19, janë infektuar për herë të dytë”, deklaroi ai.

“Shumica e njerëzve që janë të infektuar me virusin zhvillojnë një përgjigje imune brenda javëve të para, por ne nuk e dimë se sa e fortë ose e qëndrueshme është ajo përgjigje imune, ose si ndryshon për njerëz të ndryshëm”, shtoi ai.

Komento: