Zelimkhan Abakarov ka shkruar sot historinë për mundjen shqiptar në Beograd
Siç njofton Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar në Facebook, Abakarov ka shkruar historinë në Serbi pasi në gjysmëfinale ka mundur serbin Stevan Micic, i cili më parë ka fituar edhe medalje olimpike.
“Mundësi kuqezi shkëlqeu në tapet teksa në gjysmëfinale mundi serbin Stevan Miçiç(medalist Olimpik) Abakarov arriti finale, dominoi ndeshjen, duke garantuar medaljen e argjendtë dhe të shtunën do të luftojë për t’u shpallur kampion Bote në mes të Serbisë”, thuhet në komunikatën e KOKSh.
Të njëjtit kanë treguar edhe kundërshtarin e Abakarov në ditën e nesërme.
“Arritje e madhe e mundësit kuqezi, i cili në finalen që zhvillohet në orën 18:00 do të përballet me amerikanin Thomas Gilman”.
Kujtojmë së Zelimkhan Abakarov është çeçen por përfaqëson Shqipërinë në mundje.