Mundësi që nuk iu vije dy herë, mund të bleni shtëpi për vetëm 1 frang – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Mundësi që nuk iu vije dy herë, mund të bleni shtëpi për vetëm 1 frang

19:40 | 05 Gusht 2019

Në Zvicër po shiten shtëpitë për vetëm një frang.

Një fshat zviceran malor po planifikon të shesë shtëpi për vetëm një franga zvicerane, në përpjekje për të rivendosur qytetin e largët afër kufirit italian.

Komuna që flet italisht, Monti Scìaga, e vendosur në provincën e Ticino, propozoi ofertën e shitjes së nëntë pronave për çmimin simbolik, si një mënyrë për të rigjallëruar shtëpitë prej guri të fshatit, sipas The Local.

Si pjesë e ofertës, banorët e rinj do të duhet të rinovojnë plotësisht shtëpitë prej guri, të njohura në vend si rustici, në përputhje me ligjet lokale, pasi ato aktualisht janë në gërmadha.

Për fat të mirë, megjithëse ndërtime të mëdha kërkohen për t’i bërë shtëpitë të qëndrueshme, blerësit nuk do të duhet të shqetësohen për hidraulikun, pasi fshati është i lidhur me rrjetin e ujit, përcjell albinfo.ch

Vendndodhja e dëshirueshme e fshatit e bën ofertën të vlefshme për tu konsideruar.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!