Mundohet ta fshijë skandalin ambasada turke– e përmirësojnë postimin “Kosovë e Metohi” – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Mundohet ta fshijë skandalin ambasada turke– e përmirësojnë postimin “Kosovë e Metohi”

12:48 | 12 Korrik 2019

Ambasada turke mundohet ta fshijë skandalin – e përmirësojnë postimin “Kosovë e Metohi”.

Ambasada turke në Beograd ka “përmirësuar” gabimin e saj që e kishte bërë dje në një postim në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Ambasada turke kishte shkruar se ambasadori Tanju Bilgiç u takua me drejtorin e zyrës për Kosovë dhe Metohi Marko Gjuriq për të diskutuar situatën aktuale, kështu duke iu referuar Kosovës si “Kosovë dhe Metohi”.

Por sot, ambasada turke në Beograd pas reagimeve të shumta në këtë publikim nga komentuesit kosovarë, ka hequr pjesën Metohi dhe ka lënë vetëm emrin Kosovë në fotografitë ku shihen ambasadori turk në Beograd dhe drejtori i ashtuquajtur zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!