Mundohuni të mos dilni jashtë sot, ja ҫfarë po ndodh në Prishtinë

11:22 | 13 Dhjetor 2018

Prishtina tash e sa vite po përballet me shkallë të lartë të ndotjes së ajrit.

Nga matjet e fundit që janë bërë mëngjesin e sotëm nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, ndotja e ajrit ka arritur në shkallën 151 të ndotjes.

Në bazë të indeksit të cilësisë së ajrit nga Ambasada Amerikane, e cila është regjistruar në orën 09:00 ajri në këtë shkallë paraqet ajër të pashëndetshëm.

Këto matje rekomandojnë që në këtë nivel të ndotjes fëmijët dhe të rriturit, dhe njerëzit me sëmundje të frymëmarrjes, si astma, duhet të kufizojnë qëndrimin e gjatë në natyrë.

Komento: