Mundohuni të mos dilni jashtë sot, po ndodh diҫka shumë e keqe në Prishtinë

10:36 | 17 December 2018

Prishtina vazhdon të sfidohet me ajrin shumë të ndotur.

Ajri nuk arrin të pastrohet pavarësisht reshjeve të borës së fundmi në kryeqytet.

Niveli i ndotjes së ajrit vazhdon të mbetet në shkallë të njëjtë kohëve të fundit, pasi që tashme e disa ditë ajri në Prishtinë cilësohet “i pashëndetshëm”.

Sipas matësit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, në orën 09:00 ndotja e ajrit ka qenë 159 AQI.

Në bazë të indeksit të cilësisë së ajrit, çdokush mund të fillojë të përjetojë efekte negative shëndetësore, ndërsa anëtarët e grupeve të ndjeshme mund të përjetojnë efekte të rënda shëndetësore.

Komento: