Ndeshjen e fundit që Robben ka veshur fanellën e Bayern ka qenë ndaj Benfica-s.
Arjen Robben duhet ta shtynte tri herë rikthimin e tij në fushë. Tani është zbuluar arsyeja e mungesës së gjatë të sulmuesit anësor.
Siç raporton gjermania Bild, kanë qenë dy dhëmballë pjekurie që i kanë shkaktuar probleme holandezit.
Ato thuhet të jenë hequr tashmë falë një operacioni dhe ai pritet të rikthehet shumë shpejtë për Bayern Munich.
Ndeshjen e fundit që Robben ka veshur fanellën e Bayern ka qenë ndaj Benfica-s më 27 nëntor në Champions League, e fituar 5-1.
Se kur do të rikthehet, akoma nuk është bërë e ditur. Megjithatë, për shkak të dëmtimit të Kingsley Coman, ai i duhet më shumë se kurrë ekipit.