Mungesa e injeksionit “Phesgo” në Onkologji, SHSKUK del me sqarim: Pacientët gjatë javës do ta marrin terapinë

13:46 | 21 Shtator 2024
mungesa-e-injeksionit-“phesgo”-ne-onkologji,-shskuk-del-me-sqarim:-pacientet-gjate-javes-do-ta-marrin-terapine

ShSKUK ka reaguar pas raportimeve se në Klinikën e Onkologjisë mungon një injeksion.

Përmes një njoftimi, ShSKUK ka sqaruar se për disa ditë ka munguar ka munguar Phesgo, doza, 600/600 miligramë, kurse me dozën Phsego 1200/600 miligramë, ka pasur furnizim në vazhdimësi.

Sipas tyre kjo ka ndodhur pasi janë tejkaluar shpenzimet siç kishte planifikuar klinika.

Postimi i plotë:

Në lidhje me raportimet për mungesë të produktit Phesgo, në Klinikën e Onkologjisë, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, sqaron se ky produkt jepet në doza të ndryshme për pacientë të ndryshëm, varësisht nga përshkrimi i profesionistëve mjekësor të Klinikës së Onkologjisë.

Për shkak të shpenzimit të sasive, sipas planifikimit të Klinikës së Onkologjisë, pra tejkalimit të shpenzimit, siç kishe planifikuar kjo klinikë, për disa ditë ka munguar ka munguar Phesgo, doza, 600/600 miligramë, kurse me dozën Phsego 1200/600 miligramë, ka pasur furnizim në vazhdimësi.

Për shkak të rritjes së numrit të pacientëve përtej planifikimit, Klinika e Onkologjisë ka bërë kërkesë për furnizime për tremujorin e katërt, dhe furnizimi do të bëhet javën e ardhshme.

Duhet të theksojmë se pacientët kanë marrë në vazhdimësi këtë terapi, pa mungesë, kurse për shkak të shtimit të kërkesës, ka munguar disa ditë, e që janë marrë masat e menjëhershme dhe pacientët gjatë javës do ta marrin atë.

Komento: