Britania e Madhe do lehtësojë rregullat e imigracionit, shkak mungesa e punëtorëve.
Rregullat e imigracionit do të zbuten në Britaninë e Madhe, si pjesë e misionit të kryeministres Liz Truss për të lehtësuar mungesat e fuqisë punëtore dhe për të nxitur rritjen e ekonomisë në vend.
Truss është përballur me kërkesat e industrisë për më shumë punëtorë migrantë për t’u dhënë viza për të ardhur në Britani, pasi mungesa e fuqisë punëtore është një nga shqetësimet kryesore të shprehura nga punëdhënësit në një sërë sektorësh, shkruan The Independent.
Gjatë fushatës së saj për udhëheqjen konservatore, Truss premtoi të trajtojë mungesat e fuqisë punëtore në bujqësi, të shkaktuara pjesërisht nga kufizimet e lirisë së lëvizjes pas Brexit dhe të theksuara nga pandemia.
Një raport i fundit i qeverisë paralajmëroi se mungesa të tilla po ndikonin negativisht në sektorin e ushqimit dhe bujqësisë.
Qeveria pritet të përcaktojë planin e saj për reformën e migracionit më vonë këtë vit./Euronews