Mungesa esenciale në QKUK, për tri javë munguan penjtë kirurgjik dhe jodi

12:32 | 30 Mars 2022

QKUK me mungesa esenciale, për tri javë munguan penjtë kirurgjik dhe jodi.

SHSKUK të martën ka furnizuar me penj kirurgjik Klinikën e Kirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Burime të Klan Kosovës brenda QKUK-së bëjnë me dije se penjtë kane munguar për tri javë dhe se se pacientët i kanë blerë vet ato kur janë futur në operacion.

Për po aq kohë ka pasë mungesë edhe të betadines apo jodit, e që edhe me këtë të fundit tashmë është bërë furnizimi i nevojshëm.

Lidhur me këtë nga ShSKUK nuk janë përgjigjur ende.

Komento: