Mungesë e madhe nga Milani në ndeshjen kundër Crotones

18:18 | 03 Shkurt 2021

Kjaer kthehet por Diaz mungon kundër Crotones.

Simon Kjaer dhe Brahim Diaz kanë bërë testet mjekësore këtë mëngjes dhe spanjolli pritet që të mungojë në ndeshjen e radhës në Serie A kundër Crotones

Të dy lojtarët kanë marrë lëndime muskulore kundër Interit javën e kaluar dhe sot në mëngjes i janë nënshtruar testeve të reja mjekësore.

Sipas MilanNews it, rezultatet mjekësore për Kjaer janë “pozitive” me danezin që ka filluar me stërvitje të ndara sot.

Kurse Diaz, është konfirmuar se i huazuari nga Real Madridi ka pësuar një lëndim në muskulin e këmbës së majtë. Gjendja e tij fizike do të rishikohet edhe njëherë në javën tjetër kështu që ai pritet që të mungojë në ndeshjen e Serie A kundër Crotones.

Milan janë lider në Serie A me dy pikë më shumë se Interi në vendin e dytë.

Komento: