Mungesa globale e prezervativëve po rritet, tha prodhuesi më i madh në botë.
Koronavirusi e ka detyruar atë të mbyllte prodhimin, përcjellë Klan Kosova.
Karex Bhd i Malajzisë bën një në çdo pesë prezervativë në nivel global. Ndërsa 10 ditët e fundit nuk është prodhuar asnjë prezervativ nga 3 fabrikat e tij në Malejzi pasi qeveria i ka bllokuar për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
Siç shkruan globalneës, kjo është tashmë një mungesë prej 100 milionë prezervativësh, që normalisht tregtohen ndërkombëtarisht nga marka të tilla si Durex, të furnizuar për sistemet e kujdesit shëndetësor shtetëror siç është NHS e Britanisë ose shpërndarë nga programet e ndihmës siç është Fondi i Popullit i KB.
“Ne do të shohim një mungesë globale të prezervativëve kudo, e cila do të jetë e frikshme,” i tha shefi ekzekutiv i Karex Goh Miah Kiat për Reuters këtë javë.
“Shqetësimi im është që për shumë programe humanitare të thella në Afrikë, mungesa nuk do të jetë vetëm dy javë ose një muaj. Kjo mungesë mund të zgjasë në muaj.”
Malajzia është vendi më i prekur nga Azia Juglindore, me 2,161 infeksione koronavirus dhe 26 vdekje. Bllokimi pritet të mbetet në vend të paktën deri më 14 Prill.