Mungesë në investimet kapitale, komunat kritikohen nga KDI

14:10 | 09 Janar 2019

Komunat kanë marrë kritika nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Ky institut ka shpalosur të gjeturat kryesore të raportit “Menaxhimi i parasë publike në sytë e Auditorit të Përgjithshëm”.

Diana Krasniqi, nga KDI, ka dhënë gjashtë rekomandime sa i përket llogaridhënies në menaxhimin e parasë publike. Ajo ka thënë se nga të dhënat e këtyre komunave vërehet se megjithëse është përmbushur buxheti i ndarë, ka pasur mangësi në investime kapitale.

“Kërkojmë nga kryetarët e komunave të zbatojnë dispozitën ligjore dhe të marrin masa disiplinore deri tek shkarkimet. Kryetarët të fuqizojnë rolin e auditorit të brendshëm. Kërkojmë që në kuadër të sigurimit të kontrollit të rritet angazhimi i auditmit të brendshëm për parandalim të problemeve të mundshme. Kërkojmë ndarjen e grandeve. Komisioni rregullimit publik të inicioj ndryshime ligjore për përmirësimin e sistemit aktual të prokurimit”, tha Krasniqi.

Ajo ka rekomanduar që ministria e Financave të rishikoj politikat aktuale me qëllim të përmirësimit të pagesave dhe humbjes së parasë publike.

Komento: