Mungojnë deputetët, dështon seanca ku pritej debat për 3 vjet të qeverisjes së Kurtit dhe rezuluta për shkarkimin e Qeverisë

14:33 | 24 Maj 2024
mungojne-deputetet,-deshton-seanca-ku-pritej-debat-per-3-vjet-te-qeverisjes-se-kurtit-dhe-rezuluta-per-shkarkimin-e-qeverise


Ka dështuar seanca e Kuvendit ku pritej të debatohej për 3 vjet qeverisje të kryeministrit Kurti. Kjo pasi pjesa më e madhe e deputetëve kanë zgjedhur të mos shkojnë në seancë. Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se kanë arritur dakordim që seanca të shtyhet.

“Një temë kaq e rëndësishme, që do të jetë ballafaqim i vërtetë mes opozitës e kryeministrit, nuk do të duhej të ndodh pa pjesëmarrje të deputetëve. Andaj në mungesë të deputetëve, po e shtyjmë këtë debat në kryesi vendosim për datën”, tha Tahiri.

Shtyrjen e seancës e konfirmoi edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Derisa të pranishëm ishin vetëm 40 deputetë.

 

 

Komento: